phg-crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lorik Cana tani provon edhe në fushën e modës

Shko poshtë

Lorik Cana tani provon edhe në fushën e modës Empty Lorik Cana tani provon edhe në fushën e modës

Mesazh  N!ghtWarrior Sun Jul 05, 2009 11:31 am

Futbollisti i Kombëtares
shqiptare dhe
kapiteni i Olimpikut të
Marsejës, Lorik Cana
shpreson që në të ardhmen
të provojë një karrierë
të re në botën e modës.
Mesfushori shqiptar është
aktualisht imazh i
firmës belge
“Bikembergs”, por dëshiron
të punojë me shtëpinë
e modës Marite dhe Fransua
Zhirbo, pasi adhuron
punët e tyre. Megjithatë,
Cana nuk ka ndërmend t’i
përkushtohet rregullisht
këtij profesioni, edhe pse
është ftuar në Milano për
të marrë pjesë në një sfilatë.
Lorik Cana është futbollisti
i katërt më i paguar
në Olympique Marseille.


Këtë statistikë e ka nxjerrë
e përditshmja franceze “Le
Parisien”, e cila ka publikuar
listën e futbollistëve
më të paguar në kampionatin
francez, respektivisht
të 5 futbollistëve më të
paguar të çdo klubi. Sipas
kësaj të përditshmeje,
mesfushori kosovar merr
189 mijë euro në muaj,
ndërsa paga vjetore i bie
mbi 2 milionë euro.
Ndërkohë që për Canën
janë interesuar edhe drejtuesit
e Hamburgut, të cilët
kanë përgatitur një ofertë
prej 15 milionë eurosh për
ta transferuar mesfushorin
kosovar Lorik Cana. Sipas
mediave franceze,
përkundër ofertës së majme,
Marseja nuk do ta
lëshojë simbolin e ekipit
nga Velodrome. Lorik
Cana e fsheh në pëllëmbë
bukurinë e tij. Cana, 25-
vjeçari shqiptar përballet
me një bukuri të
hatashme, një trup prej 1m
86 cm dhe peshë prej 86 kg.

Lorik Cana tani provon edhe në fushën e modës 531547957_small
N!ghtWarrior
N!ghtWarrior
Admin
Admin

Numri i postimeve : 8
Join date : 05/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi