phg-crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nora Istrefi bëhet xheloze për të fejuarin

Shko poshtë

Nora Istrefi bëhet xheloze për të fejuarin Empty Nora Istrefi bëhet xheloze për të fejuarin

Mesazh  N!ghtWarrior Sun Jul 05, 2009 11:39 am

Nora Istrefi bëhet xheloze për të fejuarin Nora-Istrefi-AD-1

E njohim si një ndër këngëtaret
më seksi në estradë, ka
një zë të mrekullueshëm dhe
pëlqehet shumë nga publiku.
Për momentin është njëra
ndër këngëtaret më të angazhuara
nëpër mbrëmje
muzikore brenda Kosovës
dhe në Europë së bashku me
këngëtarët Sinan Vllasaliun,
Ermal Fejzullahun dhe humoristët
më të mirë në Kosovë
për momentin, Stupcat.


Nora bën muzikë komerciale
që fansat e pëlqejnë, gjithashtu
bën dridhje të trupit dhe
hireve të saja femërore. Duke
pasur parasysh që rrjedh nga
një familje e thjeshtë, nga babai
Nezir Istrefi një prezentues
televiziv shumë i njohur
para lufte i cili ndërroi jetë në
një aksident trafiku pas lufte,
dhe e ëma Syzane Tahirsylaj
gjithashtu një këngëtare tepër
e njohur dhe e pëlqyer kurse
tani punëtore në Radio
Televizionin e Kosovës, Nora
si duket nuk ka trashëguar
ndonjë talent të veçantë nga
prindërit. E fejuar tashmë prej
një kohe të gjatë me instrumentistin
Robert Berisha, me
një ceremoni tepër të fshehtë
nga mediat, gjithsesi nuk
vonoi shumë që të bëhet publike.
Roberti gjithashtu është
duke punuar në hapjen e një
studioje muzikore e cila do t’i
hynte në punë edhe më
shumë Norës. Kohët e fundit
ajo po i këndon dashurisë
problematike, duke transmetuar
para dëgjuesve të saj pak
edhe nga historia e saj personale.
Të njohurit tregojnë se
ajo është shumë xheloze,
temë për të cilën flet edhe kënga
e saj e fundit me titull
"Vetëm mua". I fejuari i saj
Roberti ka qenë i lidhur për
një kohë të gjatë me
këngëtaren Adelina Ismajli,
me të cilën Nora është e lidhur
edhe familjarisht. Roberti në
shpinën e tij ka pasur të shkruar
gjithë emrin Adelina, por
është munduar që ta fshijë,
kurse në gjoks në anën e zemrës
si tatu mban shkronjën A.
Nga burime të mirinfor-
muara tregojnë që Nora Istrefi
nuk është rehat në lidhjen e
saj, pasi përveç që është e angazhuar
shumë në muzikë i
duhet që të ndjekë të dashurin,
i cili thuhet se e tradhton.
Së fundi, ajo është paraqitur
në koncertin e grupit
TBA, pati një reklamim tepër
të madh në media, koncerti u
mbajt në një nga sallat më të
mëdha të Shkupit, por
askush nuk e përmendi suksesin
e këtij evenimenti.
N!ghtWarrior
N!ghtWarrior
Admin
Admin

Numri i postimeve : 8
Join date : 05/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi